Mbi 30 të vrarë, separatistët ulin armët pas operacionit ushtarak të Azerbajxhanit në Nagorno-Kharabak

Mbi 30 të vrarë, separatistët ulin armët pas operacionit ushtarak të Azerbajxhanit në Nagorno-Kharabak

15:17, 20/09/2023
A+ Aa A-

24 orë pasi ushtria e Azerbajxhanit nisi një ofensivë ushtarake në Nagorno-Karabakh, forcat etnike armene pranuan armëpushimin e propozuar nga Rusia.

Një prej kërkesave kyçe të pranuar është çarmatosja e plotë, por megjithatë shpërthime të forta vijojnë të dëgjohen në kryeqytetin rajonal Khankendi. Rreth 120 mijë armenë etnikë jetojnë në enklavën në Kaukazin jugor e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por që kontrollohet gjerësisht nga separatistët armenë.

Baku kërkon dorëzimin dhe shpërbërjen e qeverisë në Naghorno-Kharabak, ndërsa Armenia e cila e konsideron rajonin, si atdheun e paraardhësve të lashtë dhe akuzojnë Azerbajxhanin për spastrim etnik.

“Azerbajxhani ka nisur një operacion tokësor me qëllimin e spastrimit etnik të armenëve në Nagorno-Karabakh”, tha Nikol Pashinyan, kryeministër i Armenisë.

Sipas autoriteteve në Kharabak, mbi 30 persona janë vrarë dhe 200 të tjerë janë plagosur, që kur Azerbajxhani nisi atë që e cilësoi operacion antiterrorist. Njoftimi për uljen e armëve nga armenët etnikë, erdhi disa orë pasi Azerbajxhani sinjalizoi synimin e tij që të vazhdojë operacionet ushtarake, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve për të ndalur armiqësitë që deri më tani kanë lënë disa të vdekur në rajonin e shkëputur.

Teksa dënoi gjakderdhjen, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, kërkoi ndërpreje të menjëhershme të luftimeve. Baku përdori artileri, raketa dhe dronë për të thyer mbrojtjen e separtistëve në disa zona dhe pretendon se ka kapur 60 pozicione armike. Azerbajxhani dhe Armenia hynë fillimisht në luftë në vitet 90-të, mes shpërbërjes së bashkimit sovjetik. Konflikti i armatosur shpërtheu sërish në 2020, me Azerbajxhanin që rimori zona rreth Nagorno-Karabakh. Një armëpushim u arrit, nën monitorimin e 3 mijë paqeruajtësve rusë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco