Gjenerali i lartë amerikan bën bilancin: Ja sa përqind e territorit është rimarrë nga Ukraina

Gjenerali i lartë amerikan bën bilancin: Ja sa përqind e territorit është rimarrë nga Ukraina

14:46, 20/09/2023
A+ Aa A-

Ukrainasit po vazhdojnë me kundërsulmet e tyre për të rikthyer territoret e saja të pushtuara nga Rusia.

Ushtria ukrainase ka çliruar më shumë se gjysmën e territorit të pushtuar nga Rusia, tha të martën kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley. Ky i fundit vlerësoi përparimin e ukrainasve dhe “çdo centimetër të territorit të rikuperuar” për shkak të “trimërisë, nderit dhe sakrificës së pabesueshme të bërë nga populli ukrainas dhe ushtria e tyre. Ukraina vazhdon të bëjë përparim të qëndrueshëm drejt çlirimit të atdheut të saj nga pushtimi rus”.

“Deri më sot, Ukraina ka çliruar mbi 54 për qind të territorit të okupuar nga Rusia dhe ata vazhdojnë të mbajnë iniciativën strategjike”, tha Milley, raporton CNN. Gjenerali amerikan ka pasur një takim me Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në bazën ajrore Ramstein në Gjermani.

Theksojmë se 54 për qind e territorit ka të bëjë me pjesët e çliruar që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të vitit 2022, sqaroi zëdhënësi i Milleyt, Koloneli Dave Butler, duke përfshirë zonat përreth Kievit, Kharkiv dhe Kherson.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco