Rreth 400 mijë njerëz vdesin në Europë çdo vit nga ndotja e ajrit

Rreth 400 mijë njerëz vdesin në Europë çdo vit nga ndotja e ajrit

14:43, 20/09/2023
A+ Aa A-

Europa po përballet me një “krizë serioze të shëndetit publik”, me pothuajse të gjithë banorët e kontinentit që jetojnë në zona me nivele të rrezikshme të ndotjes së ajrit, sipas një hetimi të The Guardian.

Analiza e të dhënave të mbledhura, duke përfshirë imazhet satelitore dhe matjet nga më shumë se 1,400 stacione monitorimi tokësore zbulojnë pamje të tmerrshme të ajrit të ndotur, me 98% të njerëzve që jetojnë në zona me ndotje jashtëzakonisht të dëmshme.

Image

Pothuajse dy të tretat jetojnë në zona ku cilësia e ajrit është dy herë e dëmshme se kufiri i OBSH-së.

Shkupi është goditur më rëndë nga ndotja në Europë. Pothuajse dy të tretat e njerëzve në të gjithë vendin jetojnë në zona me nivele katër herë më të larta se udhëzimet e OBSH-së për PM2.5, ndërsa katër zona u zbuluan se kanë pothuajse gjashtë herë më shumë ndotje të ajrit, duke përfshirë kryeqytetin.

Situate në Europën Lindore është dukshëm më e rrezikshme në Europën Perëndimore, me përjashtim të Italisë. Udhëzimet aktuale të OBSH-së thonë se përqendrimet mesatare vjetore të PM2.5 nuk duhet të kalojnë 5 mikrogramë për metër kub (μg/m3).

Analiza e re zbuloi se vetëm 2% e popullsisë së Europës jeton në zona brenda këtij kufiri. Ekspertët thonë se ndotja e ajrit shkakton rreth 400,000 viktima në vit në të gjithë kontinentin.

Pothuajse të gjithë banorët në shtatë vende të Europës Lindore, Shqipëri, Serbi, Rumani, Shkup, Poloni, Sllovaki dhe Hungari  kanë nivele të grimcave dy herë më të larta se nivelet e OBSH-së.

Më shumë se gjysma e popullsisë së Shkupit dhe Serbisë jeton në zona me grimca katër herë më shumë se kufiri i OBSH-së. Në Gjermani, 3/4 e popullsisë jeton në zona ku ndotja është dyfishi i nivelit të lejuar. Në Spanjë kjo përqindje është 49%, dhe në Francë është 37%.

Pothuajse 30 milionë europianë jetojnë në zona me përqendrime të ulëta të grimcave që janë të paktën katër herë më të larta se udhëzimet e OBSH-së.

Sipas një studimi të fundit, ndotja e ajrit shkakton 1 milion viktima në vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco