Atentat mafioz nipit të ‘kokës’ së mafies azerbajxhanase, i ekzekutuar brutalisht 2 vite më parë

Atentat mafioz nipit të ‘kokës’ së mafies azerbajxhanase, i ekzekutuar brutalisht 2 vite më parë

12:56, 20/09/2023
A+ Aa A-

Magamet Kurbanov, nipi i bosit mafioz të Azerbajxhanit, Nadir Salifov, i cili u vra 2 vjet më parë në Beylikdüzü të Stambollit, ka rënë pre e një sulmi të armatosur nga persona të paidentifikuar.

Mediat turke njoftojnë se, si pasojë e atentatit, Kurbanov dhe dy të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa një ish-polic, i identifikuar si Yılmaz Demir, që udhëtonte me ta, ka mbetur i vdekur në vend.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme në rrethin Beylikdüzü Kavaklı të Antalias. Vetura që drejtohej nga Israfil Orujov është ndjekur nga një automjet tjetër i drejtuar nga persona të paidentifikuar.

Pasi e kanë ndjekur për disa kilometra, atentatorët i janë afruar automjetit të Kurbanov dhe kanë nisur të qëllojnë me breshëri nga pjesa anësore e shoferit. Sipas policisë, plot 19 plumba kanë goditur automjetin, i cili më pas është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës.

Por, atentatorët nuk janë ndalur me kaq. Pasi mjeti i sulmuar është përplasur me shtyllën, ata kanë ndaluar automjetin e tyre, kanë dalë jashtë tij dhe kanë nisur të qëllojnë sërish me breshëri të gjithë personat që ndodheshin brenda.

Pas sulmit, autorët e sulmit të armatosur janë larguar në drejtim të paditur me automjetin e tyre, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe ekipet mjekësore, të cilët kanë konstatuar trupin e pajetë të një personi. Ndërkohë, të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco