Adoleshentët në Las Vegas filmojnë momentin kur me veturë e godasin qëllimshëm për vdekje çiklistin

Adoleshentët në Las Vegas filmojnë momentin kur me veturë e godasin qëllimshëm për vdekje çiklistin

11:56, 20/09/2023
A+ Aa A-

Dy adoleshentë në Las Vegas që ishin brenda një veture dhe filmonin rrugëtimin e tyre, kanë shtypur qëllimshëm një çiklist në Nevada – ku si pasojë mbeti i vdekur në vend.

Bëhet fjalë për një ish-polic të Kalifornisë, i cili u shtyp me veturë nga 17-vjeçari i cili bashkë me shokun e tij po qeshnin derisa e goditën me mjet në skaj të rrugës.

Ata madje dëgjohen duke i thënë njëri-tjetrit para se ta godisnin “a je gati”, duke treguar qartë se përplasja ishte e qëllimshme.

Disa sekonda më pas, viktima fluturon mbi veturë dhe përplaset me forcë në asfalt. E pavarësisht se u dërgua në spital me shpresën se do ta ndihmojnë, mjekët konstatuan se nuk i ka mbijetuar goditjes.

Viktima ishte vendosur në Las Vegas, pasi u pensionua dhe ushtroi detyrën e komandantit të policisë në Kaliforni në vitin 2009.

Adoleshentët e larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por pas iu vë pas policia përfunduan në pranga. Mbi ta rëndon aktakuza për vrasje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco