Iu kollit qëllimisht kolegut teksa ishte me Covid, dënohet me 2 javë burg

Iu kollit qëllimisht kolegut teksa ishte me Covid, dënohet me 2 javë burg

13:15, 19/09/2023
A+ Aa A-

Një burrë që u kollit qëllimisht në drejtim të kolegut të tij, pasi kishte rezultuar pozitiv për Covid-19 në testin e fundit, u dënua me 2 vjet burg në Singapor, ndonëse insistoi se gjithçka u bë në kuadër të një shakaje.

64-vjeçari Tamilselvam Ramaiya, punonjësi i kompanisë Leong Hup Singapore do të qëndrojë tashmë pas hekurave, ndonëse për një periudhë të shkurtër, pasi vuri në rrezik kolegët, madje një prej tyre u infektua nga virusi.

Incidenti u regjistrua teksa Singapori kishte ende aktive rregullat më strikte kundër pandemisë, të cilët u zbutën vetëm shkurtin e këtij viti.

Sipas të dhënave, Ramaiya iu nënshtrua një testi teksa ishte në punë, pasi kishte simptoma. Kur përgjigjja doli pozitive, ai në vend që të largohej me shpejtësi për në shtëpi u takua me një koleg që kishte probleme të tjera shëndetësore, të cilit me shaka iu kollit disa herë në fytyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco