‘S’kam parë kurrë diçka të tillë në jetën time’- Mbi 11.000 të vdekur në Libi nga katastrofa natyrore

‘S’kam parë kurrë diçka të tillë në jetën time’- Mbi 11.000 të vdekur në Libi nga katastrofa natyrore

16:19, 15/09/2023
A+ Aa A-

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në qytetin bregdetar Derna të Libisë ka shkuar në 11.300. Ndërsa 10.100 njerëz të tjerë raportohen të zhdukur në qytetin mesdhetar.

Ndërkohë qindra trupa të pajetë ndodhen ende në ndërtesat e shembura në Derna dhe të tjerë në det deri në 60 milje larg nga bregu.

Autoritetet libaneze po monitorojnë rrezikun e sëmundjeve pasi ka shqetësime se trupat e viktimave pranë vendeve të furnizimit me ujë mund të shkaktojnë një epidemi.

Zëvendësdrejtor i Gjysmëhënës së Kuqe Turke tha për BBC se përmbytjet në Libi janë shumë më ndryshe se fatkeqësitë e tjera natyrore që ka parë.

 “Janë aq shkatërruese sa duket sikur është goditur nga një tërmet në të njëjtën kohë”, tha ai, duke shtuar: “Ishte aq i fuqishëm sa ndërtesat u shembën. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë në jetën time. S’ka ujë të pijshëm dhe energji elektrike, gjithçka është në errësirë.”

Pasojat e përmbytjeve vdekjeprurëse në Libi janë përshkruar si një “katastrofë tronditëse, e paimagjinueshme në pasojat e saj” nga zyrtari i lartë i OKB-së, Martin Griffiths.

OKB ka nisur një apel urgjent për pak më shumë se 71 milion dollarë për t’iu përgjigjur nevojave të atyre që janë prekur nga përmbytjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco