VIDEO/ Stafi i aeroportit vjedh para nga çantat e qytetarëve gjatë kontrollit të bagazheve

VIDEO/ Stafi i aeroportit vjedh para nga çantat e qytetarëve gjatë kontrollit të bagazheve

15:13, 15/09/2023
A+ Aa A-

Disa pamje të pazakonta vijnë nga pika e kontrollit të sigurisë nga aeroporti i Miamit në Florida.

Dy agjentë të TSA në Florida janë akuzuar për vjedhje nga çantat e pasagjerëve në një pikë kontrolli sigurie. Zyra e Prokurorit të Shtetit publikoi disa pamje të dyshes duke punuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Majamit.

Ata shihen në video duke marrë para në disa çanta, teksa kontrollojnë bagazhet e pasagjerëve. Njëri prej tyre ka grabitur 600 dollarë nga portofoli i një pasagjeri.

Josue Gonzalez dhe Labarrius Williams janë dy punonjësit që janë arrestuar pasi akuzohen për disa vjedhje të bëra në aeroport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco