‘E vështirë të mbash lart moralin’: Fëmijët ukrainas flasin për dërgimin me detyrim në Rusi

‘E vështirë të mbash lart moralin’: Fëmijët ukrainas flasin për dërgimin me detyrim në Rusi

13:07, 15/09/2023
A+ Aa A-

Qeveria ukrainase thotë se ka mijëra fëmijë ukrainas që u detyruan të shkonin në Rusi në mes të luftës.

Veronika jetonte pranë Kharkiv në fillim të vitit 2022 dhe kur filloi lufta në Ukrainë, ajo u largua nga shtëpia e saj, duke përfunduar në një kamp refugjatësh në Rusi.

"Në shtatori shkova në një shkollë normale ruse me fëmijë normalë rusë. Ajo që binte në sy është se fëmijët rusë më akuzuan (më) si përgjegjëse që prindërit e tyre u mobilizuan dhe u dërguan në luftë," tha 14-vjeçarja ukrainase për Euronews nga Haga në Holandë.

Ata gjithashtu thanë se unë isha më budallaqe se ata sepse jam ukrainase dhe se isha pas tyre  në mësime”.

Ajo u kthye në Ukrainë nëntë muaj më vonë, por kthimi i saj ishte i vështirë sepse nëna e saj po shërbente në ushtrinë ukrainase dhe për shkak të stresit që vuante nga një sëmundje hormonale.

Tani ajo është një nga gjashtë fëmijët ukrainas që dëshmuan për dëbimin e detyruar në Rusi gjatë luftës.

"Kam humbur ndjenjën se mund të arrij diçka"

Fëmijët u pritën me arinj pelushi - maskota të lëvizjes që lufton për kthimin e fëmijëve të rrëmbyer ukrainas.

#BringKidsBackUA ka filluar një turne avokues evropian për të fituar mbështetje për fushatën e tyre.

Një tjetër nga ukrainasit në Hagë këtë javë, Ivan, jetonte në një jetimore në Mariupol.

Kur u largua nga bombardimet, ai u kap nga forcat ruse dhe u transferua në një spital në rajonin e pushtuar të Donetsk.

"Siç mund ta imagjinoni, para luftës isha një fëmijë me shumë ëndrra. Doja të realizoja diçka në jetën time. Po i merrja seriozisht studimet, isha i zënë me futboll dhe boks. Bëja plane për të ardhmen" tha 17-vjeçari për Euroneës.

​ "Që kur filloi lufta, që kur u ktheva nga Donetsk, e kam humbur ndjenjën se mund të arrij diçka. Mundohem ta menaxhoj, por është shumë e vështirë të mbaj lart moralin," shtoi ai.

"Gjithmonë do të ketë një shenjë mbi mua. Një lloj përshtypjeje që kam që nuk do të zhduket kurrë, që do të mbetet gjithmonë me mua. Sepse një pjesë e fëmijërisë sime është marrë nga lufta".

Veronika dhe Ivan janë ndër 386 të miturit ukrainas që u kthyen në atdheun e tyre, por qeveria ukrainase ka identifikuar edhe 19,546 fëmijë të tjerë ukrainas të dërguar me forcë dhe të mbajtur në Rusi ose në territoret e pushtuara.

"Procedura e kthimit të fëmijëve ukrainas mbrapsh ishte absolutisht e vështirë dhe e bllokuar nga pala ruse. Kështu që ne bëmë shumë. Dhe supozoj se do të bëjmë akoma shumë," tha për Euronews Dmytro Lubinets, Komisioneri i Parlamentit të Ukrainës për të Drejtat e Njeriut.

Në fillim të vitit 2023, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër arresti kundër presidentit rus Vladimir Putin për shkak të dëbimit të paligjshëm të fëmijëve ukrainas.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco