Ngrihen akuzat e para ndaj Hunter Biden/ Fox News: Si e hodhën pistoletën në koshin e marketit

Ngrihen akuzat e para ndaj Hunter Biden/ Fox News: Si e hodhën pistoletën në koshin e marketit

20:08, 14/09/2023
A+ Aa A-

Hunter Biden, djali i presidentit amerikan, Joe Biden, është paditur të enjten nga prokurori special, David Weiss, për akuzat e para që lidhen me armëmbajtjen.

Sipas Fox News, ndaj tij janë ngritur tri akuza. E para, se ka bërë një deklaratë false kur ka blerë armën e zjarrit, e dyta se ka bërë një deklaratë false në lidhje me informacionin që kërkohet nga shitësi i licencuar dhe e fundit, për armëmbajtje nga një person i varur nga substancat.

Akuzat vijnë pasi më herët kishte dështuar arritja e një marrëveshje për pranimin e fajit. Hunter Biden pritej që të pranonte fajin për këtë çështje.

Këto janë akuzat e para të ngritura ndaj Djalit të Parë, që kur nisën hetimet speciale ndaj tij.

Por Fox News kishte raportuar në vitin 2021, se policia iu përgjigj në në tetor të vitit 2018 një incidenti, pasi një armë në pronësi të Hunter Biden, ishte hedhur në koshin e një marketi në Delauer.

Një burim tha se Hallie Biden, vejusha e djalit të ndjerë të presidentit, Beau, e cila në atë kohë ishte në një lidhje me Hunter Biden, e hodhi armën në një kosh pas një supermarketi, pranë një shkolle.

Hunter Biden e kishte blerë armën më herët atë muaj. Ai nuk kishte deklaruar përpara blerësit se ka varësi nga droga.

Hunter Biden u shkarkua nga Marina Amerikane në vitin 2014 pasi u testua pozitiv për kokainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco