Jo UFO por UAP, NASA publikon raportin e shumëpritur për ekzistencën e jashtëtokësorëve

Jo UFO por UAP, NASA publikon raportin e shumëpritur për ekzistencën e jashtëtokësorëve

16:41, 14/09/2023
A+ Aa A-

NASA publikoi raportin e shumëpritur për UFO-t, pas së cilës filloi një konferencë për shtyp, ku u shpjegua raporti.

NASA ka njoftuar se janë hetuar të gjitha pretendimet dhe provat e fenomeneve ajrore të paidentifikuara “UAP” që zëvendësuan termin “UFO” në terminologjinë zyrtare.

Raporti thekson se “nuk ka asnjë arsye për të arritur në përfundimin se dëshmitarët që kanë folur publikisht dhe objektet e parë janë me origjinë jashtëtokësore”.

Megjithatë, rekomandohet që pretendimet për ekzistencën e jashtëtokësorëve të mos hidhen poshtë aq lehtë.

 “UAP është një nga misteret më të mëdha të planetit tonë. Dhe kjo është me të vërtetë për shkak të sasisë së kufizuar të të dhënave me cilësi të lartë që rrethojnë incidente të tilla," thotë Nicola Fox, administrator i asociuar për Drejtorinë e Misionit Shkencës të NASA-s.

Megjithë pamjet e shumta të raportuara të UAP-ve, Fox thotë se zakonisht nuk ka të dhëna të mjaftueshme "që mund të përdoren për të nxjerrë përfundime përfundimtare shkencore rreth natyrës dhe origjinës së UAP-ve".

Një fizikan nga Harvardi tronditi planetin, komuniteti shkencor mbeti i shtangur: Nga fundi i Oqeanit Paqësor, nxorëm një pjesë të një anije kozmike aliene!

Të huajt jo, por një planet tjetër - po

Gjithashtu, Bill Nelson i NASA-s thotë se “është shumë e vështirë të nxirren përfundime shkencore për natyrën e UAP-ve”.

Ai theksoi pavarësinë e panelit të mbledhur nga NASA dhe tha se përparimet e fundit teknologjike, duke përfshirë teleskopin James Webb, i cili do të lëshohet në vitin 2021, "e bëjnë pothuajse të sigurt se do të gjejmë planetë të tjerë të ngjashëm me Tokën në hapësirë".

"Ne po e fillojmë këtë pa asnjë ide të paracaktuar, por e kuptojmë se jemi në majë të zbulimit," thotë ai.

Konferenca live:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco