VIDEO/ Takimi Putin-Kim, çfarë e tmerron liderin koreano verior që i dha urdhër sigurimit të vepronte

VIDEO/ Takimi Putin-Kim, çfarë e tmerron liderin koreano verior që i dha urdhër sigurimit të vepronte

16:30, 14/09/2023
A+ Aa A-

Roja i sigurisë së liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un kaloi disa minuta duke dezinfektuar karrigen ku Kim ishte ulur gjatë samitit me presidentin rus Vladimir Putin në Rusi, raporton sot gazeta Kommersant.

Në një video të publikuar nga gazeta, një zyrtar i sigurisë së Koresë së Veriut, i veshur me doreza të bardha, fshin tërësisht një karrige të zezë të destinuar për Kim dhe e spërkat atë me një substancë të paidentifikuar, ndërsa një truprojë që punon për Kremlinin e shikon i hutuar, raporton Reuters.

 

 

Një tjetër pjesëtar i sigurimit të Koresë së Veriut i ka dhënë një lloj urdhri punonjësit të sigurimit që po dezinfektonte karrigen, por nuk dihet se çfarë urdhri.

"Doli se karrigia ishte objekti i shqetësimit më të madh për palën koreano-veriore," tha korrespondenti i Kommersant Andrey Kolesnikov.

Sigurimi i Kim, i cili përbëhej nga më shumë se 100 persona, nuk dukej se ishte i kënaqur me karrigen e parë që ishte menduar për Kim dhe e dyta, krejtësisht identike, ishte siguruar nga pala ruse, shtoi Kommersant.

 “Më pas, për disa minuta, pa pushim, një zyrtar i Koresë së Veriut fshiu karrigen e destinuar për Kim Jong Un, i veshur me doreza të bardha dhe ai e dezinfektoi atë”, tha Kommersant, një nga gazetat kryesore ruse.

Putin dhe Kim Jong Un u takuan dje në rajonin Amur të Rusisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco