Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Shkatërroi statujën jashtë bursës, e pëson turisti irlandez në Bruksel

Shkatërroi statujën jashtë bursës, e pëson turisti irlandez në Bruksel

14:40, 14/09/2023
A+ Aa A-

Një turist i dehur irlandez ka rënë në prangat e policisë së Brukselit, pasi theu një pjesë të një statuje që zbukuronte hyrjen e ndërtesës së Bursës në kryeqytetin belg.

Mediat e huaja shkruajnë se për rinovimin tre vjeçar të Bursës janë shpenzuar rreth 90,000 euro ndërsa rreth 17,000 euro i kushtoi, sipas mediave belge, restaurimi i statujës, që irlandezi kishte dëmtuar.

Videoja ka regjistruar irlandezin e dehur duke u ngjitur dhe duke “kalëruar” statujën e quajtur “dora me pishtar”, një nga dy që qëndron në hyrje të bursës.

Kalimtarët e befasuar shikojnë turistin, i cili në përpjekje për të zbritur, ngjitet në statujë, duke thyer pishtarin dhe një pjesë të dorës së statujës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco