Aksidenti në Itali, prokuroria nis hetimet për kompaninë ku punonin punëtorët që u përplasën nga treni

Aksidenti në Itali, prokuroria nis hetimet për kompaninë ku punonin punëtorët që u përplasën nga treni

13:11, 14/09/2023
A+ Aa A-

Prokuroria italiane ka nisur hetimet për katër menaxherë të kompanisë Sigifer, për të cilin punonin pesë punëtorët që u përplasën nga treni pak javë më parë në Brandizzo, pranë Torinos.

Hetimi, i cili do të zgjasë 60 ditë, duhet të shërbejë për të dhënë informacione mbi komunikimet ndërmjet dhomës së kontrollit dhe kantierit në procesverbalin para mbërritjes së trenit në Brandizzo.

Aksidenti i rëndë ndodhi pak pas mesnate me 31 Gusht në afërsi të stacionit hekurudhor të Brandizzo-s. Treni, i cili po udhëtonte me 160 kilometra në orë përplasi punëtorët që po punon në hekurudhë.

Punëtorët po kryenin punë mirëmbajtjeje në stacion kur u përplasën dhe tërhoqën zvarrë me qindra metra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco