20 mijë viktima vetëm në një qytet/ OKB: Vdekjet në Libi mund të ishin shmangur

20 mijë viktima vetëm në një qytet/ OKB: Vdekjet në Libi mund të ishin shmangur

12:01, 14/09/2023
A+ Aa A-

Shumica e vdekjeve në Libi mund të ishin shmangur. Kështu bëri të ditur Organizata Meteorologjike e OKB.

Sipas BBB, kreu i kësaj organizate, Petteri Taalas tha se vendi mund të kishte lëshuar paralajmërime.

“Ekipet e menaxhimit mund të kishin kryer evakuimin e njerëzve dhe ne mund të kishim shmangur shumicën e vdekjeve,” tha ai.

Libia ka dy qeveri rivale, çka e ka bërë shumë të vështirë reagimin ndaj katastrofës. Secila qeveri ka reaguar në mëyrë të veçantë për situatën.

Përmbytjet nga reshjet e shumta u përkeqësuan ndjeshëm nga shembja e dy digave. 

Vetëm në qytetin Derna mendohet se kanë humbur jetën të paktën 20 mijë persona.

Një dëshmitar i tha BBC, se shembja e digës u duk sikur ishte një sulm ajror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco