Trump: Soros kërkon dëshpërimisht të më ndalojë, dinastia e tij po derdh miliona

Trump: Soros kërkon dëshpërimisht të më ndalojë, dinastia e tij po derdh miliona

10:51, 14/09/2023
A+ Aa A-

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u tha mbështetësve të tij se miliarderi majtist, George Soros, kërkon dëshpërimisht që ta ndalojë atë në vitin 2024.

Në një email për mbështetësit, Trump thekson se ‘dinastia’ e Sorosit kërkon që ta pengojë atë që të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, duke përdorur çdo burim të mundshëm.

Sipas NewsMax, letra e Trump për mbështetësit, titullohet: “Djali i Sorosit zhvendos prioritetet dhe burimet e tij për t’u fokusuar te mposhtja e MAGA në vitin 2024”.

“Soros është i dëshpëruar për të na ndalur ne! Dinastia e tij po derdh miliona për këtë qëllim”.

“George Soros ka shpenzuar deri më tani 50 milionë dollarë për të blerë Shtëpinë e Bardhë, dhe një super-komitet i lidhur me Sorosin ka shpenzuar 75 milionë dollarë”.

“Ai është donatori i vetëm më i madh në politikën amerikane. Dhe tani, i biri synon të shpenzojë miliona, për të ndaluar lëvizjen tonë të bukur”.

“Së bashku, ne mund të tejkalojmë Sorosin dhe të ndalojmë dinastinë e tij që të blejë Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Unë jam bërë shënjestër e Trump sepse kam përmbysur statukuonë kur isha president”.

“Këto interesa të veçanta në hijë e dinë se lëvizja jonë është kërcënimi i vetëm më i madh për kontrollin e tyre mbi pushtetin,” përfundon Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco