Kombëtarja e futbollit të Gambisë dhuron gjak për viktimat e tërmetit të Marokut

Kombëtarja e futbollit të Gambisë dhuron gjak për viktimat e tërmetit të Marokut

13:02, 12/09/2023
A+ Aa A-

Lojtarët e ekipit kombëtar të futbollit të Gambisë dhuruan gjak në një qendër në Marakesh të Marokut pas një tërmeti me magnitudë 6.8 që goditi vendin.

Qytetarët shkuan në spitale në Marrakesh dhe gjetkë për të dhuruar gjak për të plagosurit. Midis donatorëve ishin edhe anëtarët e ekipit kombëtar të futbollit të Marokut.

Vullnetarë të tjerë organizuan ndihma me ushqime dhe mallra thelbësore për të ndihmuar viktimat e tërmetit, pas ankesave se autoritetet ishin të ngadalta për t'u përgjigjur nevojave

"Të gjithë duhet të mobilizohen," tha një vullnetar, Mohamed Belkaid, 65 vjeç. "Dhe kjo përfshin autoritetet, por ato duket se mungojnë."

Ekipi kombëtar i futbollit i Gambisë u kap nga tërmeti shkatërrues që goditi Marokun të premten mbrëma.

Kryetrajneri Tom Saintfiet e përshkroi serinë "e tmerrshme" të ngjarjeve që ai dhe skuadra përjetuan të premten përpara ndeshjes së tyre kualifikuese të Kupës së Kombeve të Afrikës kundër Kongos.

Trajneri belg tha se mendonte se një aeroplan ishte përplasur në hotelin ku ata po qëndronin, me makthin prej 30 sekondash që ndihej "e pafund".

"Mendova se një aeroplan ishte përplasur në hotel, sepse ne jemi afër aeroportit. Më vonë, e kuptova se ishte një tërmet," tha ai për BBC.

"Duket se ishte vetëm 30 sekonda, por ndiheshin pa fund. Ishte vërtet e frikshme. Kurrë në jetën time nuk kam parë një ndërtesë të lëvizë ashtu."

"Ne vrapuam jashtë hotelit dhe të gjithë shkuam në zonën e pishinës dhe fjetëm atje jashtë me të ftuarit e tjerë pasi na thanë se nuk mund të ktheheshim në dhomat tona."

Ndeshja e së dielës në mbrëmje u bë, megjithëse kualifikimi i së shtunës midis Marokut dhe Liberisë, i cili do të zhvillohej në Agadir, u anulua.

Kombëtarja marokene në vend të kësaj bëri pushim nga stërvitjet të dielën për të dhuruar gjak për viktimat e fatkeqësisë.

Tërmeti me magnitudë 6.8 ballë deri më tani ka vrarë 2,122 njerëz dhe ka plagosur mijëra të tjerë.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco