Rrugët e qytetit 'përmbyten' nga vera

Rrugët e qytetit 'përmbyten' nga vera

19:04, 11/09/2023
A+ Aa A-

Rrugët e qytetit të São Lourenco do Bairro, në Portugali, janë përmbytur nga vera. Nuk janë pamje shiu të rrëmyer, por një lumë vere që ka pushtuar qytetin.

Thyerja e dy depozotave në distileri Levira shkaktoi një përmbytje të vërtetë në fshatin e komunës së Anadias, në veriperëndim të vendit portugez. 2.2 milionë litra verë të kuqe janë derdhur në rrugë, siç shihet në videon e shpërndarë në rrjetet sociale që prej ditës së djeshme, 10 shtator.

Vendasit të hutuar dëshmuan derdhjen, gati sa për të mbushur një pishinë me përmasa olimpike.

Kompania, e njohur më së shumti për prodhimin e pijeve alkoolike, tashmë ka marrë përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara banorëve, ndërsa bashkia deklaroi se ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve vendas pengoi që vera të arrinte në lumin aty pranë, duke evituar një fatkeqësi mjedisore. Përmbytja kështu përfundoi pa dëme në një fushë, njoftuan mediat lokale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco