Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Dy të vdekur dhe të plagosur pas rrëzimit të një aeroplani në një shfaqje ajrore në Hungari

Dy të vdekur dhe të plagosur pas rrëzimit të një aeroplani në një shfaqje ajrore në Hungari

21:14, 10/09/2023
A+ Aa A-

Një aeroplan u rrëzua gjatë një shfaqje ajrore sot në Hungari, duke lënë dy persona të vdekur dhe katër të lënduar.

Sipas mediave të huaja, shfaqja u zhvillua në aeroportin Borgond në qytetin Szekesfehervar, rreth 70 kilometra në jugperëndim të Budapestit.

“Në bazë të informacioneve paraprake, përveç pilotit, në aeroplan ka qenë edhe një pasagjer dhe tragjikisht të dy kanë humbur jetën në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në terren, katër persona u plagosën, duke përfshirë tre me djegie të rënda, sipas një zëdhënëse të shërbimit kombëtar të ambulancës.

Ajo shtoi se të plagosurit rëndë ishin një grua, një burrë dhe një vajzë, ndërsa një djalë ka pësuar lëndime më të lehta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco