Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

BBC: Sa shqetësuese është aleanca Rusi-Kim Jong Un?

BBC: Sa shqetësuese është aleanca Rusi-Kim Jong Un?

19:15, 05/09/2023
A+ Aa A-

Planet e raportuara të liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un për të vizituar Rusinë këtë muaj kanë shkaktuar shqetësim tek SHBA dhe aleatët e saj.

Ai dhe presidenti rus Vladimir Putin pritet të diskutojnë rreth mundësisë që Koreja e Veriut t’i sigurojë Moskës armë për të mbështetur luftën e saj në Ukrainë, shprehen zyrtarët amerikanë.

Në sipërfaqe, duket një marrëveshje armësh midis Koresë së Veriut dhe Rusisë. Si pasojë e luftës në Ukrainë, Moska ka nevojë urgjente për armë, veçanërisht municion dhe predha artilerie, dhe Pheniani i ofron të dyja.

Më shumë se tre vjet mbyllje kufijsh, për të mos përmendur prishjen e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara në 2019, e kanë lënë vendin më të izoluar se kurrë më parë, dhe Koreja e Veriut ka nevojë për mbështetje.

Kjo nevojë e domosdoshme për të dy palët bën që Pheniani dhe Moska të fillojnë të punojnë më ngushtë së bashku. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar për një marrëveshje të mundshme armësh midis dy vendeve, por një takim në nivel udhëheqës midis Kim Jong Un dhe Vladimir Putin e katapulton këtë në sferën tjetër.

Ndërsa prioriteti për SHBA-në, sigurisht në planin afatshkurtër, duket se është ndalimi i armëve të Koresë së Veriut që të arrijnë në vijën e frontit në Ukrainë, shqetësimi këtu në Seul është se çfarë do të merrte Koreja e Veriut në këmbim të shitjes së armëve të saj Rusisë?! Me Rusinë në një situatë të dëshpëruar, Kim do të jetë në gjendje të nxjerrë një çmim të lartë.

Ndoshta ai mund të kërkonte më shumë mbështetje ushtarake nga Rusia. Dje, shërbimi i inteligjencës i Koresë së Jugut informoi se ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu i kishte sugjeruar Rusisë, Kinës dhe Koresë së Veriut të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare, të ngjashme me ato të kryera nga SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia, të cilat Kim Jong Un i urren aq shumë.

Por deri tani kërkesa më shqetësuese që mund të bëjë Kim është që Putini t’i sigurojë atij teknologji ose njohuri të avancuara të armëve, për ta ndihmuar atë të bëjë përparime në programin e tij të armëve bërthamore.  Ai është ende duke luftuar për të zotëruar armët kryesore strategjike, kryesisht një satelit spiun dhe një nëndetëse të armatosur me armë bërthamore.

Megjithatë zyrtarët në Seul besojnë se bashkëpunimi në këtë nivel nuk ka gjasa, pasi mund të jetë strategjikisht i rrezikshëm për Rusinë. Yang Uk, një studiues në Institutin Aziatik për Studime Politike, vuri në dukje se edhe nëse Rusia nuk i shet armë Koresë së Veriut në këmbim, ajo mund të financojë programin e saj bërthamor.  Një pjesë e strategjisë së SHBA-së që nga pushtimi rus i Ukrainës ka qenë lëshimi i inteligjencës në përpjekje për të parandaluar arritjen e marrëveshjeve.

Koreja e Veriut dhe Rusia deri më tani kanë mohuar çdo sugjerim se po kërkojnë të tregtojnë armë. Asnjëri nuk ka të ngjarë të dëshirojë që kjo marrëveshje të jetë një çështje publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco