Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

'Mi mori gjithë paratë' 83-vjeçarja tregon historinë e saj të trishtë të ish-bashkëshortit egjiptian

'Mi mori gjithë paratë' 83-vjeçarja tregon historinë e saj të trishtë të ish-bashkëshortit egjiptian

11:05, 05/09/2023
A+ Aa A-

Historia e  gjyshes 83-vjeçare Iris Jones dhe ish-bashkëshortit të saj tashmë  37-vjeçar,  Mohamed Ibrahim, kishte bërë xhiron e rrjeteve sociale sepse lidhja e tyre kishte shkaktuar habi të madhe te lexuesit në mbarë botën që nuk mund të kapërceni se si mund të funksionojë marrëdhënia, duke pasur parasysh diferencën e madhe në moshë. 

Më tej, Iris kishte thënë se kishte shpenzuar mijëra paund për të shlyer të gjitha borxhet e ish-partnerit të saj, të cilin në rrjetet sociale e cilësoi si “narcisist”. 

Por së fundmi e moshuara ka dashur t’u tregojë ndjekësve të saj të gjithë historinë me një postim në Facebook. 

Historia e Iris Jones

Pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Mohamed Ibrahim , Iris Jones ka vendosur t'u tregojë gjithçka atyre që e kanë ndjekur gjithmonë historinë. Në profilin e saj në Facebook ajo shkroi:

“Dua t'ju them të gjithë të vërtetën për marrëdhënien mes meje dhe Mohamedit,  që nga dita kur më dërgoi mesazhin e parë e deri më sot. Më 25 qershor 2019 mora një mesazh nga Mohamed dhe u bëmë miq në Messenger.

Ai dukej si një djalë i mirë dhe po kalonte një moment të vështirë në jetën e tij sepse po ndahej. 

Ai ndjeu se unë isha personi që mund ta kuptoja atë që ai thoshte dhe se, për këtë, i pëlqente të më besonte. 

U dashurova menjëherë dhe pas shumë mesazhesh, më 10 korrik 2019 më propozoi! 

Por dashuria arriti kulmin në nëntor 2019 kur fluturova për në Kajro dhe e takova. 

Kisha sjellë disa mijëra paund me vete sepse më kishte thënë se për shkak të divorcit kishte shumë borxhe. 

Kam paguar për të gjitha. Kaluam shumë mirë në Egjipt dhe qëndruam atje për një muaj, u përpoqëm të martoheshim por nuk kishim letrat e duhura. 

Herën e dytë që shkova, mora 15,000 £ dhe ia dhashë atij. Herën e tretë që shkova në Egjipt, më në fund u martuam. Unë kisha 40,000 £ në llogarinë time bankare dhe ia dorëzova kartën time të kreditit Mohamedit ku çdo ditë  ai tërhiqte një mijë paund çdo mëngjes. Por tanimë isha e lodhur nga kjo”. 

Ndarja

Iris Jones më pas shkroi se ishte vërtet e lodhur sepse burri i saj vazhdonte t'i kërkonte para. 

Më pas, Irsi shkroi : “Më 13 qershor të këtij viti, pas një grindjeje tjetër, i thashë se duhej ta mbyllim historinë. Ishte një nga vendimet më të vështira që më është dashur të marr ndonjëherë, sepse dashuria ime për Mohamedin ishte e vërtetë, por nuk kishte kuptim të pretendoja se gjërat do të përmirësoheshin. Ishte vendimi i duhur për të marrë”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco