Lajmi i fundit

Vrau policin në Fier/ Vetëdorëzohet Azgan Mërnica

Kërkesat për azil në BE u rritën me 28% në gjysmën e parë të vitit

Kërkesat për azil në BE u rritën me 28% në gjysmën e parë të vitit

09:06, 05/09/2023
A+ Aa A-

Kërkesat për azil për në vendet e BE-së në Norvegji dhe Zvicër në gjysmën e parë të 2023 u rritën me 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi sot agjencia e azilit të BE-së.

Shumica e kërkesave, 44%, janë dorëzuar nga shtetas të Sirisë, Afganistanit, Venezuelës, Turqisë dhe Kolumbisë.

Gjithashtu, në gjysmën e parë të vitit 2023 janë dorëzuar më shumë aplikime sesa janë regjistruar ndonjëherë në të njëjtën periudhë që nga viti 2015-2016.

Në vitet 2015-2016, kur lufta në Siri kishte shkaktuar një fluks të madh emigrantësh drejt Europës, numri i përgjithshëm i kërkesave për azil kishte arritur në 1.3 milionë në vitin 2015 dhe 1.2 milionë në vitin 2016.

Në vitin 2022 janë dorëzuar gjithsej 994.945 kërkesa. Gjermania është vendi që ka marrë më shumë kërkesa, 30% të totalit. Pasojnë Spanja (17%) dhe Franca (16%).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco