Lajmi i fundit

Ranë në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari i hotelit, 2 punonjës në gjendje të rëndë

Stuhia frikëson spanjollët, autoritetet urdhër banorëve: Mos dilni nga shtëpitë

Stuhia frikëson spanjollët, autoritetet urdhër banorëve: Mos dilni nga shtëpitë

12:19, 04/09/2023
A+ Aa A-

Pas izolimit për shkak të koronanvirusit, a do të ketë bllokime për shkak të ndryshimeve klimatike?

Kjo pyetje lindi pas rekomandimit të kryebashkiakut të Madridit gjatë ditës së sotme se të gjithë banorët e kryeqytetit spanjoll duhet të qëndrojnë në shtëpi për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhive që kanë goditur rajonin.

Konkretisht, shërbimi kombëtar meteorologjik AEMET ka lëshuar një paralajmërim ‘të kuq’, që nënkupton mundësinë e rrezikut ekstrem, për ditën e sotme në rajonin e Madridit, provincën e Toledos dhe qytetin e Kadizit.

Siç tha ai, në kryeqytetin e Spanjës pritet të bien deri në 120 litra shi për kilometër katror brenda 12 orëve.

“Për shkak të kësaj situate të pazakontë dhe të panatyrshme u bëj thirrje banorëve të Madridit të qëndrojnë brenda sot”, shkroi kryebashkiaku i Madridit, Jose Luis Martinez-Almeida në një postim në X, dikur Twitter.

“Unë mendoj se alarmi i kuq është një ide e mirë,” tha banori i Madridit, Manuel Loro, 42 vjeç.

“Gjëja më e mirë për ne është të mos e përdorim makinën sot. Do të jetë më e vështirë në orën gjashtë, kështu që ne do të shkojmë në shtëpi më herët.’

Shërbimet emergjente të Madridit u dërguan mesazhe banorëve duke i paralajmëruar për rrezikun e përmbytjeve dhe duke i këshilluar që të mos përdorin automjete, raporton abcnews.al.

Në Alcanar, Tarragona, në bregun lindor të Spanjës, shërbimet e urgjencës këshilluan gjithashtu banorët të qëndrojnë brenda për shkak të përmbytjeve pasi ranë vetëm 215 litra shi për metër katror në 24 orët e fundit.

Pas një periudhe të gjatë thatësire dhe një vere me temperatura të larta që shkaktuan zjarre dhe pothuajse shkatërruan prodhimin vital të vajit të ullirit në vend, është e qartë se ndryshimet klimatike po përshpejtohen në Gadishullin Iberik, i cili është veçanërisht i ekspozuar për shkak të pozicionit të tij gjeografik.

“Me rritjen e temperaturave, toka humbet pjellorinë e saj dhe gjethet e thata kthehen në lëndë djegëse”, shpjegon Patricio García-Fayos, drejtor i Qendrës për Kërkime mbi Shkretëtirëzimin me qendër në Valencia.

“Deri në fund të shekullit, dhe në varësi të evolucionit të temperaturave, ashpërisisë së zjarreve dhe menaxhimit të tokës, një pjesë e madhe e vendit do të kthehet në zona gjysm shkretëtira.

Sipas raporteve, 74% e zonës së Spanjës është në rrezik të shkretëtirëzimit.

Në veçanti, Andaluzia dhe Katalonja vuajnë nga erozioni i gjerë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco