Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Perëndimit në Detin e Verdhë

Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Perëndimit në Detin e Verdhë

08:39, 02/09/2023
A+ Aa A-

Koreja e Veriut ka lëshuar raketa në drejtim të Perëndimit, drejt Detit të Verdhë në orët e para të mëngjesit, sipas një njoftimi të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Koresë së Jugut.

Të dhënat për lëshimin po analizohen nga inteligjenca ushtarake e Koresë së Jugut dhe SHBA-së, sipas të njëjtit burim.

Të enjten, agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA, raportoi se Pheniani kreu një stërvitje për të përdorur armët taktike bërthamore, taktika e “tokës së djegur”, kundër Koresë së Jugut.

Ndërkohë, të premten, Seuli njoftoi vendosjen e sanksioneve ndaj pesë individëve dhe një personi juridik në Korenë e Veriut në përgjigje të lëshimit të një rakete që synonte të vendoste një satelit ushtarak në orbitë, përpjekja dështoi, për herë të dytë  muajin e kaluar.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco