‘Përzuri’ të pastrehun nga parku i lojërave - Qytetari përballet me urrejtje: Mendova se ishte gjest fisnik

‘Përzuri’ të pastrehun nga parku i lojërave - Qytetari përballet me urrejtje: Mendova se ishte gjest fisnik

21:21, 01/09/2023
A+ Aa A-

Një person që mendonte se po kryente një vepër fisnike është përballur me urrejtje në rrjetet sociale.

Ai i kërkoi një personi të pastrehë që po flinte në një kënd lojërash për fëmijë të gjente një vend tjetër për të shkuar.

Këtë veprim qytetari e bëri me qëllimin që të mbronte fëmijët, të cilët ishin të frikësuar nga i pastrehi.

“Fëmijët duhet të vijnë të luajnë këtu, ky është shesh lojërash për fëmijë. Ju jeni duke fjetur në shesh lojërash për fëmijë!", e qorton ai të pastrehun.

Por ku videoja u publikua në rrjetet sociale, qytetari u përball me një sërë komentesh që i thonin se ndërhyrja e tij ishte e pavend dhe po shkelte padrejtësisht paqen e një personi të pafajshëm.

Ndonëse kishte edhe nga ata që besojnë se ai bëri gjënë e duhur, shumica e komentuesve e kritikuan për shqetësimin e të pastrehut me pretendimin se nuk kishte ku të flinte tjetër.

Videoja e xhiruar në në kënd lojërash në Los Anxhelos ka marrë mbi 1 milion shikime në “TikTok”.

 

@wannafanto 🧌what would you do?… • #whatwouldyoudo #homelesspeople #homelesslady #losangeleshomeless #losangeleshomelessness #kidsplaygrounds #unhousedneighbors #losangeleslife #losangelesactivities #homelesswithaniphone #homelesswoman #zombies #smh ♬ original sound - Fanto

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco