VIDEO/ Mbështetësit e grushtit të shtetit parakalojnë liderin e tyre të ri

12:44, 31/08/2023
A+ Aa A-

Oficerët e ushtrisë, që morën pushtetin pas një grusht shteti në Gabon, kanë emëruar gjeneralin Brice Oligui Nguema si liderin e ri tranzicional të vendit, raporton BBC.

Gjenerali Nguema u parakalua më herët në mënyrë triumfuese në rrugët e kryeqytetit Libreville nga trupat e tij.

Presidenti i rrëzuar, Ali Bongo është shfaqur në një video në shtëpinë e tij duke u bërë thirrje miqve të tij në të gjithë botën që të bëjnë zhurmë në emër të tij.

Gaboni, një ish-koloni franceze, është një nga prodhuesit kryesorë të naftës në Afrikë. Rrëzimi i presidentit Ali Bongo i jep fund sundimit 55-vjeçar të familjes së tij në këtë shtet afrikan.

Oficerët e policisë deklaruan të mërkurën se kanë marrë pushtetin dhe kanë anuluar rezultatet e zgjedhjeve të së shtunës, të cilat ishin deklaruar si të manipuluara nga opozita. Oficerët thanë se kanë arrestuar një nga djemtë e Bongo për tradhti.

Gjenerali Nguema tha për mediat franceze se popullit të Gabonit i ka ardhur në majë të hundës nga sundimi i Ali Bongos dhe se ai nuk duhej të garonte për një mandat të tretë.

Grushti i shtetit është dënuar nga OKB, Unioni Afrikan dhe Franca, e cila ka lidhje të ngushta me familjen Bongo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco