Nga dyshimet për rusët te pajisjet disa euroshe, zbulohet e vërteta pas krizës së aksidenteve hekurudhore në Poloni

Nga dyshimet për rusët te pajisjet disa euroshe, zbulohet e vërteta pas krizës së aksidenteve hekurudhore në Poloni

12:19, 31/08/2023
A+ Aa A-

Pas më shumë se 20 aksidenteve hekurudhore të ndodhura në Poloni javët e fundit, autoritetet besojnë se kanë zbuluar se kush ka ndërhyrë te rrjetet hekurudhore.

Pasi një tren i nisur drejt Varshavës doli nga shinat fundjavën e kaluar dhe disa orë më vonë dy të tjerë goditën një kamion dërgesash dhe një mallrash, e ndjekur nga më shumë aksidente në dy ditët e ardhshme, autoritetet polake fillimisht besuan se ky ishte një sabotim rus.

Rrjeti polak i trenave është një pjesë thelbësore e zinxhirit të dërgesave në rajon, duke filluar nga ndihma humanitare deri te armët e NATO-s të destinuara për në Ukrainë, dhe një rrugë kyçe për njerëzit që udhëtojnë drejt dhe nga Polonia.

Pas hetimeve të kryera nga Agjencia e Sigurisë së Polonisë, duket se disa persona në vend duke përdorur pajisje amatore arritën të kopjojnë sinjalin e frenimit të përdorur për të anashkaluar funksionet manuale të operatorit të trenit dhe për të detyruar mjetet të ndalojnë papritur, duke shkaktuar aksidentet në gjithë vendin.

Mediat polake raportojnë se pajisjet e përdorura për sabotimin kushtojnë më pak se 30 euro dhe mund të gjenden në faqet e internetit si AliExpress.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco