Aksidenti me 5 viktima në Itali/ Detaje të reja nga hetimet: Shoferi i trenit nuk u sinjalizua...

Aksidenti me 5 viktima në Itali/ Detaje të reja nga hetimet: Shoferi i trenit nuk u sinjalizua...

11:41, 31/08/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për aksidentin tragjik me 5 viktima në Itali, të cilët u përplasën nga treni.

Sipas mediave italiane, nga hetimet është zbuluar se shoferi i trenit nuk është sinjalizuar se po bëhen punime në hekurudhë.

Ndër aktet e para të hetimit, që i janë besuar Policisë Hekurudhore të Torinos, prokurorja Giulia Nicodemo dhe prokurorja Gabriella Viglione do të marrin imazhet e kamerave të vëzhgimit dhe punonjësit e tjerë të mirëmbajtjes së hekurudhave që po punonin në një binar tjetër, të cilët do të dëgjohen për informacion përmbledhës.

Hetuesit po kërkojnë të gjithë dokumentacionin për punën në vijim si ishin rregulluar dhe çfarë masash sigurie duhet të respektonin punonjësit e kompanisë Sigifer të Borgo Vercellit.

Prokurorët kanë dyshimin se mund të ketë ndodhur edhe ndonjë gabim në komunikim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco