Zjarr në një ndërtesë shumëkatëshe në Afrikën e Jugut, thellohet bilanci, 73 të vdekur në Johanesburg

Zjarr në një ndërtesë shumëkatëshe në Afrikën e Jugut, thellohet bilanci, 73 të vdekur në Johanesburg

10:56, 31/08/2023
A+ Aa A-

Ka shkuar në 73 numri i të vdekurve nga zjarri në një ndërtesë shumëkatëshe të enjten në Johanesburg, qytetin më të madh të Afrikës Jugore, njoftuan autoritetet.

Zëdhënësi i Shërbimeve të Menaxhimit të Emergjencave të Johanesburgut, Robert Mulaudzi, thotë se 73 trupa janë gjetur tani.

Të paktën 52 persona të tjerë janë plagosur dhe shumë raportohet se kanë lëndime në shpinë, ndoshta nga kërcimi nga dritaret.

Operacionet e kërkimit dhe rikuperimit po vazhdojnë.

Mulaudzi tha një operacion i kërkimit ka nisur tashmë, dhe se ka gjasa që numri i viktimave të rritet. Në mesin e viktimave është edhe një fëmijë, theksoi ai. Autoritetet thanë se zjarri është shuar në masë të madhe, por tymi ende është duke dalë nga dritaret e ndërtesës së nxirë në qendër të Johanesburgut. Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërkohë që ndërtesa është evokuar plotësisht tashmë.

Mulaudzi theksoi se ndërtesa ishte “një vendbanim joformal” ku njerëzit e pastrehë ishin vendosur në kërkim të akomodimit pa ndonjë marrëveshje kontrate formale. Sipas tij, kjo e ka bërë të vështirë kërkimin e njerëzve në ndërtesë. Në ndërtesë mund të kenë qenë duke jetuar rreth 200 njerëz, sipas dëshmitarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco