Ylli në rritje i republikanëve/ Trump e sheh si zëvendëspresident

Ylli në rritje i republikanëve/ Trump e sheh si zëvendëspresident

10:35, 31/08/2023
A+ Aa A-

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka komentuar kandidatin e republikanëve për zgjedhjet presidenciale, Vivek Ramaswamy.

Ky i fundit ka tërhequr shumë vëmendje gjatë javëve të fundit dhe shihet si një yll në rritje i të djathtës amerikane.

Duke folur për mediat, Trump u pyet nëse e konsideron atë për postin e zëvendëspresidentit.

“Epo, unë mendoj se ai është i mrekullueshëm. Shiko, kushdo që thotë se unë jam presidenti më i mirë në një gjeneratë, nuk e di, ju duhet ta përcaktoni gjeneratën. Kjo është një kohë e gjatë. Por ai e ka thënë nja dy herë. Dhe tha se është më i miri në 100 vite. Kështu që unë e pëlqej një djalë të tillë,” tha Trump.

Ish-presidenti tha se Ramaswamy është një djalë i zgjuar, i ri dhe shumë inteligjent. Ai shtoi se ai është i talentuar dhe ka shumë energji të mirë.

Por ai paralajmëroi që të mos bëhet kontrovers. “Ka filluar të dalë pak jashtë. Po bëhet pak kontrovers. Unë do i thosha që të jetë pak më i kujdesshëm,” tha Trump.

Vetë biznesmeni i kthyer në politikan, Ramaswamy ka thënë se nuk është i interesuar për të garuar për postin e zëvendëspresidentit në krah të Trump.

Donald Trump udhëheq ndjeshëm garën mes kandidatëve republikanë për të marrë nominimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco