VIDEO/ Lideri i republikanëve në Senatin amerikan, Mitch McConnell sërish ‘është ngrirë’ para kamerave

VIDEO/ Lideri i republikanëve në Senatin amerikan, Mitch McConnell sërish ‘është ngrirë’ para kamerave

09:48, 31/08/2023
A+ Aa A-

Lideri i republikanëve në Senatin amerikan, Mitch McConnell gjatë një fjalimit në Kentucky, “është ngrirë” para kamerave televizive për më shumë se 30 sekonda.

81-vjeçari në fund është shoqëruar nga personeli, siç edhe mund të shihet nga pamjet e NBC News.

Pas pyetjeve së gazetarit për qëndrimin e tij për kandidaturën në zgjedhjet e 2026, McConnell është buzëqeshur dhe ka filluar t’i përgjigjet pyetjes, ku i mbeti fjala në gjysmë.

Pas një pauze të shkurtër, atij iu afrua ndihmësja që e pyeti nëse senatori e ka dëgjuar pyetjen. Kur McConnell nuk u përgjigj as në pyetjen e saj, ajo reagoi menjëherë.

“Në rregull, më vjen keq – na duhet një minutë”, tha ajo.

Pasi disa minuta diskutim me dy ndihmësit Senatori është i është përgjigjur pyetje duke thënë se nuk dëshiron të komentoj garën.

Dy ndihmësit më pas e kanë shoqëruar nga salla. Ky incident ndodhi pas më shumë se një muaji, kur McConnell ishte “ngrirë” para gazetarëve dhe kishte mbetur disi i hutuar para kamerave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco