Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

Pasi shkuan në Hënë, indianët synojnë Diellin!

Pasi shkuan në Hënë, indianët synojnë Diellin!

08:20, 31/08/2023
A+ Aa A-

Organizata e Kërkimeve Hapësinore në Indi ka hequr të gjitha barrierat në hapësirë dhe pasi shkuan në anën e errët të Hënës, kanë bërë të ditur se më 2 shtator do të nisin misionin e parë drejt Diellit.

Një raketë gjigante do të lëshojë nga një ishull në bregun lindor të Indisë Aditya-L1, e cila është parashikuar të udhëtoi 1,5 milionë milje për të studiuar erërat diellore, të cilat mund të ndikojnë tek astronautët dhe teknologjia.

“Aditya-L1” do të vendoset rreth pikës “Lagrangiane 1” (L1) të sistemit Diell-Tokë, duke e lejuar anijen të vëzhgojë gjatë gjithë kohës Dielli. L1 është një zonë në hapësirë ​​ku graviteti i diellit dhe i Tokës balancojnë njëri-tjetrin. Zona hapësinore është gjithashtu orbita e NASA-s dhe Observatorit Diellor dhe Heliosferës të ESA-s, që qëndron në atë hapësirë që prej vitit 1996. Ky mision vlerësohet se kushtoi rreth 1,27 miliardë dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco