Zjarri kërcënon të djegë pallatin me vlerë 1 miliardë paund të Putinit

Zjarri kërcënon të djegë pallatin me vlerë 1 miliardë paund të Putinit

18:56, 30/08/2023
A+ Aa A-

Zjarret e furishme po kërcënojnë pallatin me vlerë rreth 1 miliard paund të Vladimir Putin në Detin e Zi. Daily Mail shkruan se me qindra zjarrfikës janë në aksion për të vënë nën kontroll flakët dhe të shpëtojnë pronën në ‘në majë të shkëmbit’.

Autoritetet dyshojnë se zjarri është i qëllimshëm dhe po punojnë për identifikimin e autorëve. Ndërkohë, mësohet se deri tani ai ka përfshirë më shumë se 100 hektarë rreth qytetit Gelendzhik, rreth 100 milje nga Gadishulli i Krimesë.

Në operacionin për vënien nën kontroll të flakëve janë duke marrë pjesë edhe dy helikopterë, avionë zjarrfikës dhe pothuajse 100 automjete.

 Pallati ka mbi 16700 metra katrorë. Aty ndodhet një kishë, shtëpi çaji dhe një amfiteatër, por edhe një pistë për hokej. Mbi të, ndalohet fluturimi, por edhe kalimi i anijeve të tjera përqark.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco