Bashkimi Afrikan dënon grushtin e shtetit në Gabon

Bashkimi Afrikan dënon grushtin e shtetit në Gabon

18:37, 30/08/2023
A+ Aa A-

Bashkimi Afrikan dënoi fuqishëm “tentativën për grusht shteti” në Gabon dhe i kërkoi ushtrisë të garantojë integritetin fizik të presidentit, familjes së tij dhe figurave të qeverisë.

Oficerët ushtarakë të Gabonit morën pushtetin sot pasi presidenti Ali Bongo u shpall fitues në zgjedhjet e së shtunës për një mandat të tretë.

Ushtria anuloi rezultatet e zgjedhjeve që shpallën Bongon fitues me 64,27% të votave.

 Bongo ka qenë në pushtet për më shumë se një dekadë.

Ushtria tha se denoncon “qeverisjen e papërgjegjshme dhe të paparashikueshme që rezulton në një përkeqësim të vazhdueshëm të kohezionit social, i cili rrezikon ta çojë vendin në kaos”.

Në deklaratën e ushtrisë në televizionin shtetëror nga Komiteti për Tranzicionin dhe Rivendosjen e Institucioneve (CTRI) thuhej se Bongo po mbahet “në arrest shtëpie, i rrethuar nga familja dhe mjekët e tij”.

Kryetari i Komisionit të Bashkimit Afrikan, Moussa Faki Mahamat, tha se po e ndjek situatën me shqetësim të madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco