'Femrat që duan të shmangin përdhunimin nuk duhet të dehen bareve'/ Pas Ramës, Melonit i hap telashe edhe burri i saj

'Femrat që duan të shmangin përdhunimin nuk duhet të dehen bareve'/ Pas Ramës, Melonit i hap telashe edhe burri i saj

17:53, 30/08/2023
A+ Aa A-

Gjatë vizitës në Shqipëri dhe deklaratës së saj se ka urdhëruar ambasadorin të paguajë faturën e turistëve italianë që ikën pa paguar nga një restorant në Berat, gjë që shkaktoi polemika në Itali, Giorgia Melonit nuk i ndahen telashet këtë verë. Këtë herë shkak është bërë deklarata e partnerit të saj, i cili u ka sugjeruar grave që nëse nuk duan të përdhunohen mos të dehen nëpër bare.

Opozita në Itali ka kërkuar që kryeministrja Giorgia Meloni duhet të distancohet nga komentet e partnerit të saj, edhe pse ato ishin të tërthorta dhe u interpretuan me ngjyrime të njëanshme nga mediat.

“Nëse shkon diku për të kërcyer je e lirë të konsumosh alkool  … por nëse arrin të mos bëhesh tapë e të humbësh ndjenjat, mund dhe të shmangësh telashe si këto, sepse ndryshe do të gjesh ujkun”, kishte thënë Andrea Giambruno në programin e tij në Rete 4, në debatin për dy raste përdhunimi që kishin ndodhur në Palermo e Napoli.

Giambruno, i cili ka një vajzë shtatë-vjecare me Meloni, mbështeti komentet e redaktorit të së përditshmes së djathtë vendase ‘Libero’, Pietro Senaldi, i cili tha më herët: “Nëse do të shmangësh përdhunimin mos i humb ndjenjat, ruaje mendjen rreth vetes”.

Të dy bashkëbiseduesit dënuan përdhunuesit duke i përshkruar ata si “ujq”, por kërkonin më shumë ndërgjegjësim nga gratë, dhe kjo mjaftoi që mediat liberale të nisnin stuhinë e kritikave duke akuzuar Giambruno për “fajësim të viktimës”.

Cecilia D’Elia, senatore të majtës PD qe prej 15 vjetesh eshte ne opozite, tha në një deklaratë për çështjen: “Ata vetëm ua vënë fajin femrave. “Mos dil vetëm, mos shko ku është errësirë, mos u vish në mënyrë provokative, unë nuk i pranoj këto. Nëse një vajzë pi pak më shumë, ajo mund të presë dhimbje koke por jo të përdhunohet”, teksa kërkonte që Meloni të distancohej nga komentet e partnerit.

Giambruno i ishte përgjigjur kritikave duke thënë: “Sikur të kisha thënë diçka të gabuar do të kisha kërkuar falje, por nuk është kështu dhe asnjë politikan nuk më tregon çfarë të them”.

“Përdhunimi është i përçmueshëm. Unë mora lirinë t’u them të rejave të mos dalin qëllimisht për t’u dehur e për të bërë droga, i kërkova të bëjnë kujdes sepse e keqja është gjithmonë aty. Nuk kam thënë se meshkujve u lejohet të përdhunojnë një femër nëse ajo është e dehur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco