Sulm me dronë në Rusi, Kievi raporton dy viktima nga sulmi me raketa gjatë natës

Sulm me dronë në Rusi, Kievi raporton dy viktima nga sulmi me raketa gjatë natës

08:13, 30/08/2023
A+ Aa A-

Rusia ka raportuar një natë sulmesh me dronë në territorin e saj duke filluar nga jugu në veriperëndim.

Një goditje në aeroportin Pskov, qindra milje larg zonës së luftës në Ukrainë, i vuri zjarrin dy avionëve ushtarakë të mallrave. Mediat ndërkombëtare raportojnë se aeroporti Pskov në Rusi do të mbyllet për fluturimet civile sot, sipas agjencisë ruse të transportit ajror.

Ushtria ruse thotë se ka rrëzuar dronët ukrainas mbi rajonet Bryansk, Kaluga, Oryol dhe Ryazan. Dronët ukrainas që goditën Rusinë në sulmet gjatë natës që dëmtuan avionët ushtarakë dhe ndërprenë trafikun ajror, thanë zyrtarët rusë të mërkurën, disa orë pas shërbimit funeral për shefin mercenar rus Yevgeny Prigozhin.

Sulmi në gjashtë rajone në Rusi besohet të jetë më i madhi në tokën ruse që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2022. Në javët e fundit Ukraina ka rritur përdorimin e saj të dronëve sulmues për të goditur objektivat brenda Rusisë.

Kryeqyteti ukrainas Kiev u sulmua me raketa gjatë natës, duke lënë dy të vdekur dhe një të plagosur, në atë që autoritetet lokale e përcaktojnë si sulmin më të keq në qytet që nga pranvera e kaluar. Shpërthime pati gjithashtu në Odessa dhe alarme për sulm ajror në shumë rajone të tjera të Ukrainës.

Rusia thotë se ka shkatërruar katër anije detare ukrainase në Detin e Zi dhe ka penguar një sulm me dron detar pranë Sevastopolit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco