I mbështjellë me letër alumini dhe i hedhur në lumë, Interpol kërkon ndihmë për të identifikuar trupin e një fëmije

I mbështjellë me letër alumini dhe i hedhur në lumë, Interpol kërkon ndihmë për të identifikuar trupin e një fëmije

21:21, 29/08/2023
A+ Aa A-

Policia ka kërkuar ndihmë për identifikimin e trupit të një djali mes moshës 5-6 vjeç i cili u gjet në një lumë në Gjermani më shumë se një vit më parë.

Trupi u gjet në Maj 2022 në Bavari.

Interpol ka publikuar detaje të dosjes me shpresën se do të identifikohet emri i vogëlushit dhe do të përcaktohen ‘rrethanat misterioze të vdekjes së tij’. ‘Dikush, diku di diçka për këtë djalë’, thotë policia ndërkombëtare.

Image

Grupi i hetimit ka vendosur të hedhë dritë mbi vdekjen e tij dhe të zbulojë nëse ka qenë viktimë  e rrëmbimit, trafikimit apo dhunës.

Kjo është hera e parë që Interpol  ka publikuar një njoftim ‘të zi’ që kërkon informacion për një trup të paidentifikuar. Zakonisht këto njoftime qarkullojnë vetëm në rrjetet e Interpol në të gjithë botën.

Interpol thotë se trupi u gjet i mbështjellë me letër alumini në lumin Danub dhe pas tij ishte lidhur një gur. Gjithashtu është publikuar një model i rindërtuar i fytyrës së tij.

Agjencia policore tha për ‘BBC’ se është ‘e pazakontë që trupi i një fëmije të mbetet i paidentifikuar për një kohë kaq të gjatë’ dhe ka mundësi që të ketë ardhur nga një shtet tjetër.

Kjo çështje është pjesë e programit Identify Me dhe informacionit të publikuar për publikun që do të ndihmojë në zgjidhjen e ‘çështjeve të ftohta’. Identify Me u lançua në Maj 2023 në përpjekje për të identifikuar 22 gra të dyshuara si viktima të vrasjeve, me më shumë se 500 mesazhe dhe informacione të dhëna nga publiku./TvKlan

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco