Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rritet numri i viktimave nga shpërthimi në Rumani

Rritet numri i viktimave nga shpërthimi në Rumani

15:28, 27/08/2023
A+ Aa A-

Numri i viktimave nga shpërthimet në një pikë karburantesh në periferi të Bukureshtit është rritur në dy.

Nga shpërthimet më 26 gusht, që shkaktuan zjarr në Rumani, u lënduan edhe 57 persona.

Në mesin e të lënduarve, shumica prej të cilëve kanë djegie të rënda, janë edhe 39 zjarrfikës dhe katër zyrtarë policorë, tha kreu i departamentit të emergjencave, Raed Arafat.

Shtatë pacientë, që kanë pësuar djegie të rënda, janë transferuar në shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian për trajtim mjekësor, shtoi ai. Një avion ushtarak ka transportuar dy pacientë në Milano të Italisë.

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, shkroi në Facebook se ‘jam thellësisht i mërzitur’ pas shpërthimeve, ngjarje të cilën ai e përshkroi si ‘tragjedi’.

Arafat tha se pika e karburantit, ku shitej gaz i lëngshëm për pajisjet shtëpiake dhe disa automjete, kishte punuar pa licencë në Krevedia, një qytet që gjendet rreth 20 kilometra në verilindje të Bukureshtit.

Florin Petre, kryetari i Krevedias, tha për PROTB se pika e karburanteve ishte mbyllur më 2020.

Ndërtesa ku gjendej pika është në pronësi të kompanisë së quajtur SC Flagas, që është nën kontrollin e Ionut Doldurea, djalit të kryetarit të Karakalit, një qytet rreth 75 kilometra në perëndim të kryeqytetit rumun.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco