Moska: Testimi gjenetik konfirmon vdekjen e Prigozhin

Moska: Testimi gjenetik konfirmon vdekjen e Prigozhin

13:38, 27/08/2023
A+ Aa A-

Është konfirmuar vdekja e shefit të 'Wagner', Yevgeny Prigozhin, pas analizës gjenetike të trupave të gjetur në rrëzimin e avionit.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët rus pas analizave gjenetike që u janë bërë trupave të viktimave.

'Sipas rezultateve të tyre, identitetet e të 10 viktimave u vërtetuan, ato korrespondojnë me listën e shënuar në listën e fluturimeve', thuhet në deklaratë.

Avioni privat i Prigozhin u rrëzua në veri-perëndim të Moskës më 25 gusht, duke vrarë të gjithë ata që ishin në bord.

Kremlini ka mohuar spekulimet se ishte fajtor për rrëzimin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco