Zelensky: Do të hetohen të gjitha rrethanat e përplasjes së aeroplanëve ukrainas ku humbën jetën tre pilotë

Zelensky: Do të hetohen të gjitha rrethanat e përplasjes së aeroplanëve ukrainas ku humbën jetën tre pilotë

11:41, 27/08/2023
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në adresimin e tij të mbrëmshëm, ka paralajmëruar se do të shqyrtohen të gjitha rrethanat e përplasjes së dy aeroplanëve luftarak ukrainas L-39 mbi rajonin Zhitomirsk.

“Mbrëmë ka ndodhur katastrofa në qiell mbi rajonin Zhitomirsk. Tre pilotë humbën jetën. Në mesin e tyre Andrii Pilshchikov i njohur si Juice. Ai ishte një prej pilotëve më të zot ukrainas që i ndihmoi shumë vendit tonë. Shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve dhe të gjithë atyre që i kanë njoftuar pilotët tanë”, tha Zelensky.

“Hetimet për atë se çfarë ka ndodhur është duke u zhvilluar. Për detaje është herët të flitet. Natyrisht, të gjitha rrethanat do të ndriçohen. Ukraina kurrë nuk do të harroj askënd që e ka mbrojtur qiellin e Ukrainës”, shtoi presidenti ukrainas, që theksoi se Ukraina do të duhej këtë vit të sigurojë aeroplanët F-16 që do ta mbronin qiellin e Ukrainës.

Ai i bëri thirrje qytetarëve të vendit të tij, që të kenë kujdes dhe të kujdesen për njëri-tjetrit në momentet më të vështira, në kohën kur forcat pushtuese ruse nuk po zgjedhin mjete që të arrijnë objektivat e tyre.

Ndryshe kundërofensiva ukrainase po vazhdon, ku në një operacion special pjesëtarët e njësive elitare kanë arritur të futen në Krime dhe të ngritin flamurin ukrainas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco