Vietnam, katër të vdekur nga shembja e tunelit në një minierë qymyri

Vietnam, katër të vdekur nga shembja e tunelit në një minierë qymyri

10:05, 27/08/2023
A+ Aa A-

Katër punëtorë u vranë kur galeritë e minierës së qymyrit u shembën në provincën Quang Ninh të Vietnamit verior, raportoi sot gazeta Thanh Nien.

Aksidenti ndodhi dje të shtunën në një minierë të menaxhuar nga kompania Vang Danh, anëtare e grupit shtetëror Vinacomin.

Shkaqet e shembjes janë ende të paqarta. Në mars, një shembje në një tjetër minierë qymyri të operuar nga Vang Danh nuk shkaktoi viktima.

Vendi i Azisë Juglindore është shumë i varur nga qymyri për prodhimin e energjisë elektrike.

Vitin e kaluar, grupi Vinacomin kishte njoftuar se të paktën 17 punëtorë kishin humbur jetën në aksidente në miniera në nëntë muajt e parë të 2022.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco