E rëndë në Indi, mësuesja urdhëron nxënësit të dhunojnë shokun e klasës vetëm sepse ai është mysliman

E rëndë në Indi, mësuesja urdhëron nxënësit të dhunojnë shokun e klasës vetëm sepse ai është mysliman

19:48, 26/08/2023
A+ Aa A-

INDI- Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Indi. Një mësuese ka urdhëruar nxënësit e saj që të godasin dhe te dhunojnë shokun e tyre të klasës, vetëm sepse ai është i besimit islam.

“Pse e godet kaq butë? Goditeni më fort', u thotë mësuesja nxënësve të tjerë.

 Më pas ajo kërkon nga nxënësit që ta godasin edhe djalin në trup, i cili gjatë videos ka dhimbje dhe fillon duke qarë

“Filloni ta godisni në shpinë. Fytyra e tij ka filluar të skuqet, goditeni në shpinë”, thotë mësuesja.

Videoja, autenticiteti i së cilës është konfirmuar nga policia, ka ngjallur reagime të forta në të gjithë Indinë. Satyanarayan Prazapat , kreu i policisë lokale, konfirmoi vërtetësinë e videos dhe tha se do të vendosen sanksione ndaj mësueses hindu, ndërsa vuri në dukje se familja e djalit ka ndërmarrë veprime ligjore kundër saj.

“Zbuluam se mësuesi kishte thënë se nxënësit myslimanë, nënat e të cilëve nuk i kushtonin vëmendje të mjaftueshme mësimeve, ishin të llastuar”, tha ai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco