Ish-kryeprokurori ukrainas: U shkarkova se zbulova aferat e Biden

Ish-kryeprokurori ukrainas: U shkarkova se zbulova aferat e Biden

14:43, 26/08/2023
A+ Aa A-

Ish-kryeprokurori ukrainas, Viktor Shokin tha për Fox News në një intervistë ekskluzive se ai u shkarkua gjatë kohës së administratës Obama pasi hetoi firmën Burisma, në bordin e të cilës ishte Hunter Biden, djali i presidentit aktual të SHBA.

Gjatë intervistës për Fox News, Shokin tha se është bindja e tij e fortë personale se ai i pushua nga puna se Joe Biden, në atë kohë zëvendëspresident i SHBA, dhe i biri Hunter, kanë marrë ryshfet.

Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko e shkarkoi Shokin në vitin 2016, edhe pse kishte vetëm një vit në detyrë.

“Unë e kam thënë vazhdimisht në intervistat e mia të mëparshme se Poroshenko më shkarkoi me këmbënguljen e zëvendëspresidentit të atëhershëm, Biden, sepse po hetoja kompaninë Burisma”.

“Poroshenko e kuptoi, dhe po ashtu edhe zëvendëspresidenti Biden, se po të vazhdoja hetimin, do të gjeja fakte në lidhje me aktivitetet korruptive në të cilat po angazhoheshin ata. Kjo do të përfshinte si Hunter Biden, ashtu edhe Devon Archer dhe të tjerë”.

Shokin shtoi se ai beson se Joe Biden dhe Hunter Biden kanë marrë ryshfet për rastin në fjalë.

“Unë nuk dua të merrem me fakte të paprovuara, por bindje ime e fortë personale është se ata po merrnin ryshfet. Dhe fakti që Joe Biden tha 1 miliardë dollarë të taksapaguesve amerikanë, në këmbim të shkarkimit tim, a nuk është ky një rast i pastër korrupsioni?”

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë në një reagim tha se Shokin u shkarkua për shkak se po tregohej i butë ndaj korrupsionit. Ata thanë se Fox News po i jep hapësirë mashtrimeve të një ish-kryeprokurori, që e kishte kthyer zyrën e tij në një vatër korrupsioni.

Një vit pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, Biden u mburr personalisht se i kishte bërë presion Poroshenkos për të shkarkuar Shokin. Ai tha se u kishte thënë zyrtarëve ukrainas se SHBA do ndalonte ndihmën 1 miliardë dollarë nëse nuk do të shkarkonin Shokin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco