Tronditet sërish Italia, kushërirat 13-vjeçare përdhunohen nga grupi i 6 adoleshentëve

Tronditet sërish Italia, kushërirat 13-vjeçare përdhunohen nga grupi i 6 adoleshentëve

17:44, 25/08/2023
A+ Aa A-

Ende pa kaluar tronditja nga ngjarja e Palermos ku një 19-vjeçare u përdhunua nga 7 djemtë, një tjetër ngjarje e ngjashme ka shokuar opinionin publik në Itali.

Histori horror vjen nga Caivano në provincën e Napolit, ku dy kushërira vetëm 13-vjeçare, dyshohet se janë përdhunuar nga një grup prej 6 adoleshentësh.

‘Il Mattino’ raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fillim të korrikut, ku vajzat janë abuzuar seksualisht në një kasolle.

Hetimet nisën në gusht kur familjarët e viktimave paraqitën një denoncim në polici dhe në rreshtat e fundit nxirrnin në pah aspekte edhe më shqetësuese, pasi ka 6/7 episode dhune ndaj tyre.

Për momentin bëhet e ditur se tashmë është identifikuar dhe arrestuar vetëm një anëtar i grupit të djemve, që është në moshë madhore, ndërsa vajzat janë marrë në ruajtje nga një organizatë.

Karabinierët po zbërthejnë mesazhet në telefonat e sekuestruar me urdhër të Gjykatës për të Miturit, duke kërkuar gjurmë dhe çdo shkëmbim video apo foto që mund të provojë ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco