Djegia e Kuranit, Turqia kërkon takim me diplomatët danezë dhe holandezë

Djegia e Kuranit, Turqia kërkon takim me diplomatët danezë dhe holandezë

20:46, 21/08/2023
A+ Aa A-

Ministria e Jashtme e Turqisë i ka thirrur në një takim të ngarkuarin e Danimarkës me punë në Ankara, si dhe një diplomat holandez, për shkak të djegieve të Kuranit në vendet e tyre, raportoi TRT Haber.

Aktivistët kundër islamit kanë djegur apo përdhosur disa kopje të librit të shenjtë të myslimanëve në muajt e fundit, duke nxitur zemërim në botën myslimane dhe kërkesa ndaj qeverive nordike për t’i ndaluar veprimet e tilla. Turqia i ka dënuar vazhdimisht protestat e tilla në muajt e fundit, përfshirë ato në Suedi, vendin i cili po e pret dritën jeshile nga Ankaraja për t’iu bashkuar NATO-s.

Qeveritë e Danimarkës dhe Suedisë i kanë dënuar djegiet dhe kanë thënë se janë duke shqyrtuar ligje të reja që do t’i ndalonin këto akte.

Mirëpo kritikët e brendshëm kanë thënë se liria e shprehjes është e mbrojtur me kushtetutë, dhe se çfarëdo vendimi për ndryshim mund t’i rrezikojë këto të drejta.

Të paktën tri herë gjatë muajit të kaluar, djegia e Kuranit është kryer nga Salwan Momika, refugjat irakian në Suedi, i cili ka thënë se dëshiron të protestojë kundër gjithë islamit dhe librit të shenjtë.

Teksa ai ka qenë duke protestuar, një grup aktivistësh të së djathtës ekstreme, i quajtur “Patriotët Danezë”, ka organizuar protesta kundër islamit në Danimarkën fqinje, duke thënë se dëshiron të dalë kundër atij që e konsideron “islamizim” të shoqërive nordike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco