Rusia do të mësojë nxënësit e shkollave të mesme të pilotojnë dronë ushtarakë

Rusia do të mësojë nxënësit e shkollave të mesme të pilotojnë dronë ushtarakë

17:40, 21/08/2023
A+ Aa A-

Me luftën në Ukrainë që duket se do të vazhdojë gjatë, edhe pas angazhimit të Perëndimit për të pajisur Kievin me avionë F-16, Rusia ka marrë një vendim që do t’i jap shtysë fuqisë së saj ushtarake.

Sipas vendimit më të fundit, nxënësit e shkollave të mesme ruse do të mund të stërviten për të fluturuar dronë luftarakë, me lëndën që do të nisë të inkuadrohet në programin shkollor nga viti i ri shkollor që nis në shtator.

Sipas programit shkollor të publikuar sot nga Ministria e Arsimit, qëllimi i lëndës “Përgatitja sistematike për një konflikt të mundshëm me armikun”, është që të familjarizojë nxënësit e shkollave të mesme me përdorimin ushtarak të dronëve.

Ata po ashtu do të mësojnë se si të kryejnë misione zbulimi për të kapur dronë armiq, por edhe të kryejnë veprime specifike si pilotimi i një droni.

Programi i trajnimit parashikon, ndër të tjera, njohje me armët luftarake si pushka kallashnikov dhe përfshin të paktën 140 orë mësime. Klasat për këto orë mësimore korrespondojnë me grupmoshën 15-17 vjeç.

Ky trajnim është zbatuar më parë gjatë periudhës sovjetike, por me shembjen e BRSS u hoqë nga programet shkollore.

“Riinkuadrimi i një lënde të tillë në shkolla do të bëjë të mundur përgatitjen sistematike të qytetarëve për një konflikt të mundshëm me armikun”, tha deputeti Sergei Mironov në nëntor 2022.

Dronët po përdoren masivisht në luftën në Ukrainë nga të dyja palët dhe territori rus është objektiv i sulmeve me dronë pothuajse çdo ditë, ndaj trajnimi i qytetarëve shihet si shpëtim nga Kremlini.

Sakaq, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, në shkollat ruse janë futur programe të ndryshme që synojnë nxitjen e patriotizmit dhe me përmbajtje antiperëndimore. Në këtë kuadër, java shkollore nis me himnin kombëtar dhe ceremoninë e ngritjes së flamurit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco