Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Profesionistët e lirë, sa do paguajnë tatim-fitim?

Elon Musk e pranon se ‘X’ mund të dështojë

Elon Musk e pranon se ‘X’ mund të dështojë

17:25, 21/08/2023
A+ Aa A-

Elon Musk e ka pranuar se platforma e tij sociale mund të dështojë, ashtu siç kanë parashikuar shumë.

 ‘Mund të dështojmë…por do të përpiqemi deri në fund’, tha miliarderi amerikan teksa komentonte lajmin për një problem teknik në X, për shkak të të cilit të gjitha fotot e postuara përpara dhjetorit 2014 janë fshirë nga platforma.

Sa i përket problemit teknik në platformë, mes përdoruesve që e vunë re ishte edhe Tom Coates, ekspert në Strategjinë e Produkteve, i cili e ka cilësuar atë si ‘vandalizëm epik nga Musk’.

Ai sugjeroi se problemi mund të ketë ardhur si pasojë i praktikave të Musk për të reduktuar kostot.

Të tjerë ia atribuuan atë ndryshimeve në platformë në vitin 2016, kur u shtua ‘pasurimi i avancuar i URL-së’.

Defekti u zbulua pasi Musk vendosi të ngadalësojë aksesin në platformat e tjera të mediave sociale, duke përfshirë platformat Meta, Threads dhe Instagram, javën e kaluar.

Ndër përmbajtjet e hequra, është edhe selfie-ja e njohur e çmimeve Oscar të prezantueses Ellen DeGeneres, e vitit 2014.

Nga ana tjetër, postimi viral në Twitter i Barack Obamës, i postuar pas fitores së tij në 2012, mbeti i paprekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco