Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Profesionistët e lirë, sa do paguajnë tatim-fitim?

Dënohet me burgim të përjetshëm infermierja 'monstër' në Angli, vrau 7 foshnja dhe tentoi të vrasë 6 të tjera

Dënohet me burgim të përjetshëm infermierja 'monstër' në Angli, vrau 7 foshnja dhe tentoi të vrasë 6 të tjera

15:46, 21/08/2023
A+ Aa A-

Infermierja "monstër", Lucy Letby, është dënuar me burgim të përjetshëm dhe do të shpenzojë të gjitha ditët e jetës së saj në qeli, pas vrasjes së shtatë foshnjave dhe tentativës për vrasjen e gjashtë të tjerave. 

Letby refuzoi të paraqitej në gjykatë. Kryeministri Rishi Sunak ka konfirmuar se qeveria po planifikon të ndryshojë ligjin për të detyruar të dënuarit të marrin pjesë në gjykatë në ditën e vendimit ndaj tyre. 

Këtë mëngjes, një nga nënat e foshnjave të vrara, tha se vrasja e djalit të saj ishte "një histori horrori." Prindër të tjerë thanë se fëmijët e tyre të mbijetuar, të cilët Letby tentoi t'i vriste, tani janë me aftësi të kufizuara.

Letby është gruaja e katërt në Britani që merr një dënim të përjetshëm. Vetëm tre gra të tjera kanë marrë dënime të tilla - Myra Hindley, Rosemary West dhe Joanna Dennehy.

"Unë ju dënoj me burgim të përjetshëm. Për shkak se krimet tuaja janë jashtëzakonisht serioze, dispozitat për lirimin e hershëm nuk do zbatohen. Për rrjedhojë, dënimi është burgimi të përjetshëm për çdo krim, dhe ju do të kaloni pjesën tjetër të jetës në burg", tha gjykatësi Goss, gjatë dënimit të Lucy Letby në Gjykatën e Krimit të Manchester-it.

Historia e Lucy Letby ka shokuar mbarë Britaninë. Ajo i kreu vrasjet me gjakftohtësi, gjatë kohës kur duhet të kujdesej për bebet e porsalindura. Kolegët e saj filluan të dyshojnë se diçka nuk shkonte me infermieren, kur numri i foshnjave të vdekura filloi të rritej papritur në vitin 2015, duke tejkaluar rastet e viteve të mëparshme.

Kolegë të Letby u përpoqën të njoftojnë autoritetet e spitalit, por kërkesat e tyre u injoruan, madje bosët e spitalit fillimisht e mbrojtën infermieren, duke mos i konsideruar ankesat ndaj saj. 

Letby u zbulua pasi spitali njoftoi Policinë dhe autoritetet nisën një hetim, duke zbuluar se të gjitha vdekjet e dyshimta, kishin ndodhur në turnin e infermieres "monstër". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco