Izraeli arrin marrëveshjen me Gjermaninë, i shet sistemin e mbrojtjes ajrore 'Arrow 3'

Izraeli arrin marrëveshjen me Gjermaninë, i shet sistemin e mbrojtjes ajrore 'Arrow 3'

08:59, 17/08/2023
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar shitjen prej 3.5 miliardë dollarësh të sistemit të mbrojtjes raketore të Izraelit Arrow-3 Gjermanisë dhe marrëveshja do të jetë më e madhja e mbrojtjes ndonjëherë e Izraelit, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Izraelit.

Izraeli dhe Gjermania do të nënshkruajnë një Letër Angazhimi me një pagesë fillestare prej 600 milionë dollarësh për të filluar punën në këtë program, thuhet në deklaratë, duke shtuar se kontrata e plotë do të jetë gati për nënshkrim deri në fund të vitit 2023.

Shtetet e Bashkuara janë partnere në programin Arrow, i cili u zhvillua bashkërisht nga Organizata e Mbrojtjes së Raketave të Izraelit dhe Agjencia e Mbrojtjes së Raketave të Shteteve të Bashkuara.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka nxjerrë në pah mungesën në shumë vende perëndimore të sistemeve të mbrojtjes ajrore me bazë tokësore, të tilla si njësitë Patriot të Raytheon ose sistemi IRIS-T i zhvilluar së fundmi.

Ndërsa sistemet Patriot dhe IRIS-T mbulojnë nivelin e mesëm të mbrojtjes ajrore, Arrow-3, i prodhuar nga Israel Aerospace Industries dhe Boeing Co, ofron mbrojtje në nivelin më të lartë.

Gjermania ka thënë se pret që Forcat e saj Ajrore të marrin Arroë-3 deri në tremujorin e katërt të 2025. Stacioni radiofonik i forcave të armatosura izraelite raportoi se ceremonia e nënshkrimit me Gjermaninë e kontratës për shitjen e Arroë-3 pritet të zhvillohet në nëntor.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco