Rusi: Ministri i Mbrojtjes Shoigu inspekton forcat ushtarake në Arktik

Rusi: Ministri i Mbrojtjes Shoigu inspekton forcat ushtarake në Arktik

13:15, 12/08/2023
A+ Aa A-

'Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka udhëtuar në Arktik për të inspektuar forcat e armatosura të vendosura atje' tha sot ministria ruse, në një zonë ku Moska ka ndërtuar fuqinë e saj ushtarake vitet e fundit.

Shoigu "inspektoi njësitë ushtarake të largëta të Flotës Veriore në Arktik" dhe përgatitjen e ushtarëve për "mbrojtjen e objekteve veçanërisht të rëndësishme" në këtë rajon me rëndësi strategjike për Moskën, tha ministria.

Në veçanti, ministri rus i Mbrojtjes vizitoi arkipelagun Novaya Zemlya, në veri të Rusisë.

Shoigu, i shoqëruar nga kreu i agjencisë bërthamore të Rusisë Rosatom, Alexei Likhachev, inspektoi gjithashtu një kantier të madh testimi të armëve bërthamore ku ish-Bashkimi Sovjetik kishte kryer pothuajse të gjitha testet e bombave.

“Misioni kryesor i zonës së testimit rus është aktualisht përgatitja dhe testimi i armëve të avancuara dhe pajisjeve ushtarake”, shtoi ministria.

Rusia ka ndërtuar praninë e saj ushtarake në Arktik vitet e fundit , përpara pushtimit të Ukrainës. 

Ajo ka rindërtuar në këtë zonë të largët disa baza që ishin braktisur që nga periudha e Bashkimit Sovjetik dhe ka zhvilluar armë të avancuara si sistemet kundërajrore S-400.

Rajoni, përveç rezervave të mëdha të hidrokarbureve, është gjithashtu me interes për Moskën për shkak të Pasazhit Verilindor, i cili - për shkak të ngrohjes globale dhe shkrirjes së akullit - po kthehet në një rrugë të rëndësishme detare midis Evropës dhe Azisë.

Rusia e sheh pranimin në NATO të dy vendeve të tjera të Arktikut, Finlandës në prill dhe pranimin e planifikuar të Suedisë, si një kërcënim për sigurinë e saj.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco